Sot në Shkup përurohet busti i Nënë Terezës, e pranishme në ceremoni edhe Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Nënës Terezë në hapësirën e Ambasadës së vendit tonë në Shkup.

Kjo ceremoni pritet të ndodhë rreth orës 18:00, ka njoftuar Zyra e Presidentes, raporton Zeri.info.

Përveç Osmanit, të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. /Zëri