Babai nga Mitrovica raporton se i është zhdukur vajza e mitur

Të dielën një burrë nga Mitrovica ka raportuar vajzën e tij të mitur si person të zhdukur.

Ai ka thënë se që nga data 07.09.2023 ajo ka dalë nga shtëpia dhe se nuk e di vendndodhjen e saj.

Policia në raportin 24-orësh thotë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Zëri