Gjendet i vdekur një person në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme, rreth orës 18:40, është raportuar se një mashkull është gjetur i shtrirë në rrugë.

Bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe atij i është dhënë ndihma e parë, raporton Zeri.info.

Më pas ai është dërguar në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Zëri