Sylvinho, fitoren ua dedikon gjithë popullit shqiptar

Shqipëria ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, për ndeshjen e vlefshme në kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e stërmbushur “Air Albania” përfundoi me rezultat 2-0.

Dy golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.

Pas fitores, ka reaguar trajneri i Kombëtares, Sylvinho që këtë triumf ua ka dedikuar të gjithë shqiptarëve.

“Së pari dua të bëjë kompliment për gjithë tifozët që ishin të mrekullueshëm. Kanë krijuar ambient fantastik dhe na kanë ndihmuar shumë”.

“Është fitore për gjithë popullin shqiptar. Ishte e rëndësishme të mos humbim. Por fitoren e kemi merituar. Në fillim po na mungonte një pasim i fundit. Por më pas morëm veten, bëmë më mirë në sulm dhe e bëmë atë që e themi shpesh, dhamë shpirtin dhe zemrën në fushë”, ka thënë Sylvinho.

Me këtë fitore, Shqipëria e sheh vetën lidere në grupin E me dhjetë pikë, kurse Polonia gjendet në pozitën e katër me gjashtë sosh. /Zeri.info