Daku e tregon zemrën e patriotit, tregon kujt ia dedikoi golin e parë nën fanellën e Shqipërisë

Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, sot ia siguroi Shqipërisë rrugën drejt “Euro 2024”.

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku, me tu fut në lojë, qysh në prekjen e parë të topit arriti të realizojë gol kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, shkruan Zeri.info.

Ky ishte goli i parë i tij nën fanellën e kuqezinjve dhe ndeshja e tij e dytë në kombëtaren shqiptare.

E këtë gol, Daku ka thënë se ia dedikon të gjithë dëshmorëve të Kosovës.

“Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë”, tha Daku për super sport.

Pas këtij goli, dhe duke e ditur dashurinë e tij e tij për ngjyrat e flamurit, Daku festoi si i “çmendur” duke zhveshur fanellën.

Ajo çfarë ra në sy ishte tatuazhi në shpinë, ku shihej guri i kufirit shqiptaro-shqiptar dhe emri i komandantit Agim Ramadanit, i njohur si Komandant Katana. /Zëri

LEXO DHE: 

Festa e golit të Mirlind Dakut dhe tatuazhi i kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana