“Çfarë fitoreje”, Armando Broja e feston nga rikuperimi triumfin e Shqipërisë kundër Polonisë

Shqipëria ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, për ndeshjen e vlefshme në kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e stërmbushur “Air Albania” përfundoi me rezultat 2-0.

Dy golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.

Pas fitores, ka reaguar sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, i cili aktualisht është i lënduar. 

“Çfarë fitoreje”, shkruante Broja në Instagramin e tij, ku kishte shpërndarë një foto të kuqezinjve që festonin golin e parë, të shënuar nga Jasir Asani.

Me këtë fitore, Shqipëria e sheh vetën lidere në grupin E me dhjetë pikë, kurse Polonia gjendet në pozitën e katër me gjashtë sosh. /Zeri.info