Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Polonisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri - Poloni,  për ndeshjen e vlefshme në “Euro 2024”.

Shqipëria ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj polakëve.

Në fakt, fillimisht Polonia arriti të shënoi përmes Kiviorit në minutën e 21-të, mirëpo pas shikimit të VAR-it ai u anulua pasi ishte pozitë jashtëloje.

Golin e kuqezinjve e realizoi Jasir Asani, që ishte një supergol nga distanca, kështu duke e dërguar ekipin kuq e zi në pushim me avantazh.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. /Zeri