Kushtëzimi i librashitësve: “Kush do libra, t’i blejë edhe fletoret e punës”

10- ditëshi i parë i shtatorit u karakterizua me hallakamën për blerjen librave për filloristët.

Në disa raste libraritë shfrytëzuan momentin që Ministria e Arsimit nuk ua siguroi tekstet, dhe kushtëzuan prindërit që për t`ua shitur librin ata duhet blerë edhe fletoren e punës, apo anasjelltas.

Qytetarët dënojnë një kushtëzim të tillë.

Për këtë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të shtunën se bie në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën dhe ka paralajmëruar shitësit e librave që të ndalojnë këtë praktikë.

E ish-kryetari i AKK-së Valon Prestreshi, konfirmon për Klan Kosovën se një ndërlidhje e tillë është e dënueshme, madje edhe me gjobitje deri në 10 për qind të qarkullimit të atij biznesi.

Masa e paralajmërimit sipas Prestreshit, është hapi i parë e nëse bizneset nuk reflektojnë mund të pasojnë me hapat e tjerë më radikalë.