Mjete piroteknike në fushë, ndërpritet për disa momente ndeshja Shqipëri - Poloni

Ka filluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Me të filluar ndeshja tifozët kuqezi ndezën mjete piroteknike duke krijuar atmosferë impozante.

Por disa nga to u hedhën në fushë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen.

Kjo zgjati për dy minuta për të vazhduar pastaj.

Shqipëria po kërkon fitore që të marr vendin e parë në grup.