Rama: Çdo shqiptar që ka nevojë për ndihmë t’i drejtohet ambasadës në Greqi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi përmbytjet e mëdha që kanë prekur shumë rajone të Greqisë duke shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha.
Rama ks shprehur solidaritetin me të gjithë të prekurit nga përmbytjet e mëdha.
“Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore”, shkruan kryeministri Rama.
Gjithashtu, kreu i qeverisë shpjegon se “ambasada shqipare në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se “për çdo nevojë t'i drejtohen Ambasadës.