Kurti për tërmetin në Marok: Mendimet tona janë me ju

Ditën e djeshme Maroku u godit nga një tërmet shkatërrues ku mbetën të vdekur mijëra persona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar mbështetjen e tij dhe të vendit për personat e prekur nga ky termet, raporton Zeri.info.

Ai madje e ka quajtur si lajm të tmerrshëm humbjen e shumë njerëzve nga tërmeti në Marok.

“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjen shkatërruese që ka sjellë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /Zëri