Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Lutfi Hoxha

Arti këtë të dielë është në zi, pasi ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të aktorëve. Teatri “Aleksandër Moisiu” përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen nga jeta të aktorit të njohur me titullin Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, thuhet në postimimin  e Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Hoxha për shumë nga publiku dhe dashamirësit e filmit shqiptar njihej si babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”./abcnewsal