Krasniqi: Kurti ka fajin kryesor për migrimin e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë ka folur për shumë tema politike dhe të tjera në vend.

Krasniqi ikjen e të rinjëve nga vendi e sheh si shqetësuese, ndërsa mos intervenimin e Qeverisë në këtë drejtim ai e sheh si të gabuar, shkruan lajmi.net

Madje ai fajin kryesor ia mvesh vet kryeministrit Albin Kurti i cili sipas Krasniqit nuk po ndërmerr diçka konkrete me qëllim ndaljen e migrimit të të rinjve në drejtim të perëndimit.