KRU “Prishtina” njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit në Podujevë

Kompania Rajonale “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.

Kjo u bë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00.

“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.

Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00”, thuhet në njoftim. /Zëri