Komuna e Ferizajt ka paraparë 500 mijë eurove subvencione për fermerët

Për këtë vit komuna e Ferizaj ka paraparë rreth 500 mijë euro subvencione për fermerët e Ferizajt.

Edhe këtë vit Drejtoria për Bujqësi në Ferizaj ka ndarë subvencione. Njëri nga përfituesit e subvencioneve është edhe fermeri Alberton Sahiti, që këtë vit ka mbjellë mbi 50 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore. 

“Janë rritur çmimet e produkteve jashtë zakonisht shumë dhe çmimi i kilogramit ka shkuar afër 1 euro për një kilogram pleh dhe është një çmim jashtëzakonisht i pa përballueshëm për ne fermerët. Një ndihmës që na ka ardhur prej komunës ja është lehtësuar shumë të mbjellat pranverore””, tha Alberton Sahiti.

Në Drejtorin e Bujqësisë në Ferizaj se me kohë kanë iniciuar  të gjitha procedurat e parapara

“Neve me kohë kemi iniciuar të gjitha procedurat dhe planifikimet i kemi bërë me kohe dhe i kemi dorëzuar në zyrën e prokurimit të cilët i kanë bërë thirrjen dhe operatorët ekonomik kanë të drejtë ligjore që të ankohen ndaj njëri tjetrit, dhe normalisht çdo ankesë në zhvillimin e një procedure e zgjatë afatin e nënshkrimit të kontratës”, tha pwr RTK Burim Bajrami Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj.

Në anën tjetër opozita në Ferizaj thotë se e kanë  miratuar planin e subvencioneve të propozuar.  Por ata kanë kritika për vonesën e shpërndarjes së tyre.

“Por kemi parë vonesa në e tyre sidomos tek plehu artificial ku sivjet kemi pasur rendimente më të vogla në krahasim me vitet e kaluara. Mirëpo edhe nga ana në publikimin në ueb faqen e komunës tani nga Drejtoria e Bujqësisë kemi parë që me mekanizëm bujqësor nuk janë përcaktuar se do të jetë e caktuar vlera që do ta marrin fermerët ose vlerën ose mekanizmin bujqësor”, tha Brahim Osmani asamblistë  i LVV në Kuvendi Komunal të Ferizaj.