Digjet një shtëpi gati 200-vjeçare në Gjilan

Një shtëpi gati 200-vjeçare në Gjilan është djegur të premtën e cila ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ku bëhet e ditur se ankuesi dyshon se shkaktar i zjarrit është faktori njeri.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet ndër të tjera. /Zëri