Xhaka: Kosova edhe në ndeshjet e tjera duhet të luftojnë sikurse sot, ka një ekip shumë me kualitet dhe të ardhme

Kosova ka arritur të nxjerr barazim ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 2-2

Golat për Kosovën i shënoi Vedat Muriqi (65’, 90+4), kurse për Zvicrën realizoi Freuler dhe Amir Rrahmani autogol.

Pas ndeshjes, ka folur Granit Xhaka ku komentoi ndeshjen, gjersa theksoi se Kosova edhe në ndeshjet e tjera duhet të luftojnë sikurse sot. 

“Nuk kemi mundur ta japin dhënë maksimumin, koncentrimi nuk ka qenë shumë i lartë. Ndihem krenar me qenë këtu, tifozat na kanë prit mirë. Kosova edhe në ndeshjet e tjera duhet të luftojnë sikurse sot. E ka një ekip shumë me kualitet dhe të ardhme”, tha Xhaka pas ndeshjes.

Me këtë barazim, Kosova e sheh vetën në vendin e pestë me katër pikë kurse Zvicra lidere me 11 sosh. /Zeri