Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.Raportohet se viktima është Leartiad Lekaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Paraprakisht dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë Audi me targa italiane./Tv Klan