Ministria e Drejtësisë me udhëzim administrativ për ndryshimin dhe shuarjen e institucioneve korrektuese

Ekzekutimet penale në Kosovë, bëhen në tri lloje të Institucioneve Korrektuese, Qendra Korrektuese, Qendra të Paraburgimit dhe Burgun e Sigurisë së Lartë.

Ato janë të kategorizuara në institucione të tipit të mbyllur, gjithsej 7 sosh, dy në institucione të tipit gjysmë të hapura dhe dy të tjera në institucione të hapura.

Mirëpo, për qëllim themelimi, ndryshimi apo shuarje të institucioneve, apo përcaktimit të llojit, tipit dhe selisë së tyre, Ministria e Drejtësisë ka hartuar një Udhëzim Administrativ.

Aty parashihet krijimi i një objekti të veçantë për gratë e burgosura shtatëzëna.

Krijimi i njësive brenda një institucioni korrektues, bëhen me akt të brendshëm të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.

Ky dokument ishte i paraparë në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2023, në kuadër të planit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë.