Pamundësia e shqiptarëve për t’u kthyer në pronat e tyre në veri

Shtëpinë e nisi para 7 vjetëve, por ndërtimi i mbeti në gjysmë.

Betim Osmani, banor i Lagjes “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën Veriore thotë që e ka mall vendlindjen dhe mezi pret t’i bëhet puna që të hyjë në këtë shtëpi.

Ai rrëfen për Tëvë1 se si i janë ndërprerë punimet në ndërtimin e shtëpisë nga disa persona të panjohur.

Sipas tij, që nga ajo kohë, megjithëse i ka lajmëruar të gjitha instancat, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje nga to.

E rrugës për tek kjo lagje, bie në sy ky ish- postbllok i Policisë së Kosovës, për të cilin Osmani thotë se sikur të ishte funksional mbase do të ndikonte në një rikthim më të madh të shqiptarëve në këtë pjesë.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje për këtë çështje edhe nga Policia e Kosovës, por nga ky institucion nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi deri në momentin e publikimit të kronikës.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës së voni mori vendim që të nisë rregullimin e disa shtëpive për banorët shqiptarë në zonën veriore.

E ky vendim u mirëprit nga shumica e banorëve që i kanë pronat në veri.