Xhaka e Shaqiri i përshëndesin të pranishmit në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqiptarët e Zvicrës kanë dalë në fushë para fillimit të lojës me Dardanët.

Të tillë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Uran Bislimi.

Ata i kanë përshëndetur të pranishmit në stadium.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.

Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.