Banorët e Bresjes nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes njoftimit ka bërë të ditur se të dielën duke filluar në orën 09:00 e deri në orën 15:00 në fshatin Bresje nuk do të ketë furnizim me ujë.

Sipas njoftimit të "KRU Prishtina”, kjo po ndodh për shkak se është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë,

“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë. Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”. /Zëri