Arrestohet 52-vjeçari në Kaçanik, i shkaktoi lëndime të rënda një personi

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 52-vjeçar pasi që i njëjti dyshohet se rreth orës 01:50 tek vendi i quajtur “Guri i Zi” në Kaçanik, i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, i lënduari pas ndihmës së parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ai për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK, raporton Zeri.info.

“Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor. I dyshuari A.Z., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftim. /Zëri