Haradinaj solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit që mori shumë jetë njerëzish

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar pas tërmetit në Marok, ku humbën jetën 820 persona.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar popullin maroken duke thënë Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene, të cilat pësuan nga ky tërmet, raporton Zeri.info.

“I pikëlluar pas termetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet. Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarëve ju urojmë shërim të shpejt”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se tërmeti 6.8 ballësh e kishte epiqendrën në malet e Atlasit të Lartë në jugperëndim të qytetit Marrachek.