Plani operativ “Goditja”: Konfiskohen 600 gramë flori në Shtërpcë [foto]

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ka konfiskuar 600 gramë flori dhe një shumë të parave në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, teksa ishin në zbatim të planit “Goditja”.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se policia teksa kanë ndalur një veturë Audi për kontroll, kanë gjetur një çantë që përmbante sasi të floririt rreth 600 gramë pa dokumente dhe një shumë të parave. Për rastin, është intervistuar një person, raporton Zeri.info.

“I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36-vjeçare është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e florirt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri