Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me rreshtim ndryshe dhe disa ndryshime

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Zvicrës në Prishtinë.

Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, në kuadër të Grupit I.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet.

Ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë e para për përzgjedhësin e përkohshëm, sllovenin Primoz Gliha, i cili erdhi si pasues i Alain Giresse të shkarkuar.

Gliha ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar me lojtarët e ftuar dhe ka pasur të gjithë në dispozicion për t’i shikuar nga afër rreth formës së tyre.

Bëhet e ditur se përzgjedhësi slloven do të ndryshoj rreshtimin e preferuar të Giresse dhe do të luajë me formacionin e tij të preferuar 3-5-2, i cili në raste mund të transformohet në një 3-4-3.

Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa treshja pritet të formohet nga kapiteni Amir Rrahmani në qendër, Betim Fazliji nga e djathta e tij dhe Fidan Aliti nga e majta.

Në mesfushë do të jenë Florian Loshaj, Valon Berisha dhe Florent Muslija, i cili shihet i favorizuar para Bernard Berishës, ndërsa nga krahët do të luajnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarata.

Në sulm, Milot Rashica do të jetë si sulmuesi i dytë dhe ndihmues. /telegrafi