Tërmeti në Marok: Rëndohet bilanci i viktimave, mbi 1 mijë të vdekur

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok. Autoritetet raportojnë për 1037 viktima dhe 1204 të plagosur.

Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur, thanë autoritet.

Ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, reagon Joe Biden: Gati për të ofruar ndihmë për popullin maroken

Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.

Tërmeti ra në orën 23:11 të së premtes. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë. /oranews