Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe të quajtur Arona-Roberta

Këngëtari dhe moderatori kosovar, Robert Berisha, në një intervistë televizive bëri edhe një rrëfim për jetën e tij private, familjen, si dhe karrierën e tij.

Ai zbuloi për herë të parë se pse nuk e kishte bërë publike deri tani vajzën e tij të madhe, e cila tashmë është bërë 17-vjeçe dhe quhet Arona-Roberta Ademi Berisha.

“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati.

Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme ajo me thënë "babë, a ke qejf tani ti me u bë  publike". Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranu, edhe normal që unë që vjet për datëlindje kur i ka bërë 16 vjet, e kam postu”, rrëfeu Roberti. /oranews