Shaqiri: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj në Kosovë

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, me padurim e pret ndeshjen me Kosovën që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Instagram është shprehur se e ka pasur ëndërr që të luajë një herë në Kosovë dhe tha se do ta shijojë çdo sekondë të lojës në Prishtinë, raporton Klan Kosova.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovë ku kam lindur dhe do ta shijoj çdo sekondë”, u shpreh Shaqiri.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.