Arrestohen tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Janë arrestuar tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës.

Sipas policisë dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetet zyrtar”, transmeton Zeri.info.

“Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri