Kosova U21 mposhtet në Poloni

Kosova U21 është mposhtur nga Polonia në ndeshjen e sontme të zhvilluar në  “Orlen Arena” e cila përket te kualifikimet për Evropianin e vitit 2025. 

Vendasit kanë fituar me rezultat 3-0. 
Që të tre golat janë shënuar në pjesën e parë. 
Mosor (25', Rakoczy (30', 44') kanë realizuar golat për fitoren e polakëve. 
Pas kësaj ndeshje Polonia merr pozitën e parë në grup, ndërsa Kosova ende gjendet në vendin e dytë, mirëpo shumica e skuadrave në grup kanë  vetëm nga një ndeshje,  që do të thotë se renditja tabelare pritet të ndryshojë.