Osmani pasi Kosova u shpall nikoqire e Lojrave Mesdhetare: Triumfi i jashtëzakonshëm për sportin kosovar

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 e këtë gjë presidetja Vjosa Osmani e ka quajtur si triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar.

Ajo përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës dhe institucionet e tjera që janë angazhuar për këtë gjë, raporton Zeri.info.

“Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë. Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe. Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit”, shkroi Osmani në Facebook. /Zëri