Vetëvritet një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia heton rastin

Një 29 vjeçar sot dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj në një objekt banesor që ishte në ndërtim.

Lajmin për  Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se policia po e heton rastin.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.

Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe po e hetojnë rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion