Punësuan 10 persona kundërligjshëm, ndalohen dy zyrtarë të QPS-së në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është lëshuar aktvendimi mbi ndalimin e personave V.M., dhe V.M., zyrtarë të lartë në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën.

Sipas njoftimit thuhet se të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm, raporton Zeri.info.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në komunikatë. /Zëri