Superkupa e meshkujve në Therandë, e femrave në Prizren
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se Superkupa e Kosovës e meshkujve do të mbahet në Therandë, kurse ajo e femrave në Prizren.
Ky vendim u miratua bazuar në kompetencat e Bordit të FBK-së që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së.
Organizimin e Superkupës të meshkujve do ta bëjë KB Golden Egle Ylli, e cila do të mbahet në datat 13-17.
Ndërsa në konkurrencën e femrave organizimin e Superkupës do ta marrë përsipër KB Bashkimi, organizim ky në bashkëpunim me FBK-në. /Zeri.info
Njoftimi i plotë i FBK-së (pa ndërhyrje):
Superkupa e meshkujve në Therandë, e femrave në Prizren
Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 08.09.2023, pas shqyrtimit të ofertave të dorëzuara për organizimin e Superkupës së Kosovës për edicionin 2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:
U miratua oferta e KB Golden Eagle Ylli për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Meshkujve në datat 13-17 Shtator 2023. Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Golden Eagle Yllin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës dhe akteve tjera normative.
U miratua oferta e KBF Bashkimi për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Femrave, organizim ky në bashkëpunim me FBK-në.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU