Policia me aksion në veri, bastiset një fabrikë në Zubin Potok

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Bëhet e ditur se aksioni po zhvillohet nga njësitet e rendit dhe jo nga njësitet speciale.

Arsyeja e këtij aksioni janë zhvillimet e fundit në veri të vendit, të cilat, sipas këtij burimi brenda Policisë së Kosovës, lidhen me konfiskimin e një numri të madh të armëve atje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për “radiokim” ka dhënë detaje për praninë e njësive speciale të Policisë së Kosovës në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Elshani ka thënë se kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe se aty kanë shkuar me kërkesë të tyre.

“Ata kërkuan mbështetjen tonë dhe shkuan atje për të kontrolluar se çfarë po ndodh me objektin e tyre dhe njësitë tona dhe Policia e Ndërhyrjes ofruan mbështetje”, ka thënë Elshani për klankosova.

Ai shtoi se njësitet policore nuk janë më në terren, por se pjesëtarët e Agjencisë janë ende aty.