Zvicra publikon video nga stërvitja, para ndeshjes ndaj Kosovës

Nesër me fillim në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2024.

“Dardanëve” u nevojitet fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

E “helvetikët” po vazhdojnë stërvitjet para këtij dueli. Faqja zyrtare e tyre në Twitter ka publikuar një video me disa momente nga seanca stërvitore.

Sot pasdite, trajneri i Zvicrës Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka do të dalin në konferencë për media.