Deliu-Kodra padit ministren Haxhiu për shpifje: S’frikësohemi për ta denoncuar korrupsionin e këtij pushteti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Shpifjeve të pushtetit u përgjigjemi me padi.

Në Gjykatë sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu - aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Haxhiu.

Deliu ka thënë se tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendos vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie nuk kalon.

“As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, ministre”, shkroi Deliu-Kodra.