Punëtorët e strukturave paralele në veri të Mitrovicës mbrëmë kaluan natën në objekt [foto]

Nga frika se nuk do të lejoheshin sot të hynin në objekt, punëtorët e disa strukturave paralele në objektin që gjendet në Mitrovicën e Veriut mbrëmë e kaluan natën në objekt.

Kështu mësoi “Zëri” nga disa burime në vendin e ngjarjes.

Sipas vendimit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, objekti në të cilin vepron e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe disa struktura të tjera ilegale kanë pasur afat që deri sot të dorëzojnë dokumentet për regjistrimin e shërbimeve, ose në të kundërtën të largohen nga objekti, për të cilin Komuna e Erden Atiqit thotë se është pronë e tyre.

Gjatë kohës sa një numër i gazetarëve po qëndron para objektit, punëtorët nga brenda po bëjnë video me telefon nga dritaret e objektit. /Zëri