Serbët në institucionet paralele në veri dalin në vendin e punës, pavarësisht vendimit për të lëshuar objektin [foto]

Punëtorët e strukturave paralele në objektin që gjendet në Mitrovicën e Veriut kanë dalë edhe sot në vendin e tyre të punës, pavarësisht vendimit të Komunës që të lirohet objekti.

Sipas vendimit të Komunës së Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga Erden Atiq, objekti i disa institucioneve ilegale serbe në “Lagjen e Boshnjakëve” do të duhej të lirohej deri këtë të premte, por kjo nuk ka ndodhur, pasi puna këtu po vazhdon normalisht, raporton Zeri.info.

Situata në Mitrovicën e Veriut është e qetë, ndërsa pranë objektit janë vetëm disa pjesëtarë italianë të KFOR-it. /Zëri