Përmbytje në disa zona të Kinës

Hong-Kongu dhe qytetet në jug të Kinës po përballen me përmbytje, në kohën kur në vend janë regjistruar reshjet më të mëdha të shiut në 140 vjet.

Në Hong-Kong të premten rrugët dhe stacionet e metrosë janë përmbytur, derisa zyrtarët kanë njoftuar se kanë mbyllur edhe shkollat. Institucionet që merren me parashikimin e motit kanë njoftuar se sasia e reshjeve që kanë nisur të enjten, është më e madhja që është regjistruar në qytet në gati 140 vjet.

Autoritetet kanë thënë se kanë ndërhyrë në disa raste për të shpëtuar njerëz. Si pasojë e reshjeve, të premten në Hong Kong rreth 80 persona kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore. Shiu ka shkaktuar gjithashtu rrëshqitje të dheut në disa zona, ku si pasojë janë bllokuar disa rrugë. /abcnews