Sulmohen fizikisht dy gra nga bashkëshortët e tyre në Prizren

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.

“Në dy raste të ndara dy viktima kosovare kanë kërkuar tretman mjekësor, pasi dyshohet se të njëjtat kanë qenë viktima të dhunës në familje nga bashkëshortët e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim te prokurorit, njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa i dyshuari tjetër gjendet në kërkim policor. /Zëri