Gjilanasi sulmohet me thikë nga një i panjohur, Policia heton rastin

Një person në Gjilan ka kërkuar tretman mjekësor, pasi pas një zënke që kishte me një të dyshuar të panjohur sulmohet fizikisht me thikë nga ai.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 02:40, në Gjilan dhe rasti është iniciuar në Polici si “Vrasje në tentativë”, raporton Zeri.info

“Tretman mjekësor ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të panjohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thikë. Njësitet e hetuesisë janë duke punuar për identifikim e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri