Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një femër ka raportuar në Polici se ka gjetur pa shenja jetë një person.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:14, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri