Haradinaj për ambasadorin Dugolli: E kemi një Oso Kukë edhe në Washington

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar dhe zukuzar Qevriën Kurti për dëmtim të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, askush nuk do të mund ta besonte që Kosova do të ishte kaq larg partnerit të saj, ShBA-së.

“Nuk besoj kurrë se ka besuar dikush që Kosova ka me qenë kaq larg Uashingtonit dhe Serbia kaq afër. Mendoj se të gjithë njerëzit e vetëdijshëm të këtij vendi e dinë çka do të thotë kjo, kaq pak prani e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kryetarin e ngujuar të Leposaviqit, Lulzim Hetetmin, kryeministri Edi Rama, e pati quajtur Oso Kuka, ndërkaq, për Haradinaj është edhe një Oso Kukë në Uashington dhe ai është ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli.“Ashtu siç është mbyllur kryetari i Lesposaviqit Lulzim Hetemi në objektin komunal, që Edi Rama e ka quajtur Oso Kuka, unë mendoj se ne e kemi një Oso Kukë në Uashington dhe ai është Ilir Dugolli, ambasadori i Kosovës. Ai është i mbyllur në ambasadën e vet, ai nuk guxon me livritë prej Albin Kurtit edhe prej qeverisë edhe prej tjerëve nga frika se çka i thonë këta, ai është Oso Kukë njëjtë, ndërsa e ke Serbinë që deri sot i ka paguar katër kompani lobuese, ne një mezi në fund tani dhe ka mobilizuar potencial të jashtëzakonshëm të përafrimit me Amerikën. Kurti duke e parë angazhimin e Serbisë për t’u afruar me Amerikën, çka po bën Kurti? Po bën garë si me u prishë me Amerikën”, ka thënë Haradinaj në “Klan Kosovës”.