Fabrika e raketave thuhet se digjet pas sulmeve me dron
Sonte rreth orës 19:50, një zjarr ka filluar në rajonin Bryansk pas një sërë sulmesh me dron
Skynews raporton se sjell atë që duket të jetë një foto nga vendi i ngjarjes – si dhe raporte nga gazeta Kyiv Post që sugjerojnë se ndërtesa në zjarr është një fabrikë që ndihmon në prodhimin e raketave Iskander të përdorura në territorin ukrainas gjatë gjithë luftës.
Ky medium citon raportet e hershme ruse se goditja e fabrikës është ajo e mikroelektronikës Kremniy EL.
“Kremniy EL është një nga prodhuesit më të mëdhenj rus të mikroelektronikës që kërkohet për nevojat e ministrisë ruse të mbrojtjes. Fabrika prodhon komponentë për sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir dhe komplekset raketore Iskander,” tha gazeta në X (ish-Twitter), teksa ndante një foto e asaj që duket të jetë skena e zjarrit në Bryansk./klankosova