Largohen kunjat nga trotuaret në rrugën “Qamil Hoxha” në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot janë larguar kunjat nga trotuaret në rrugën “Qamil Hoxha”.

Ai ka thënë se në këtë rrugë do të vendosen pllaka dhe do të shtohen hapësirat publike e gjelbërimi, raporton Zeri.info.

“Kemi filluar me punët në terren për realizimin e rigjenerimit urban në rrugën "Qamil Hoxha".

Sot janë larguar kunjat nga trotuaret e rrugës, e më pas në bazë të projektit, në "Qamil Hoxha" do të vendosen pllaka, shtohen hapësirat publike e gjelbërimi”, shkroi ai në Facebook. /Zëri