Shqipëria barazon me Çekinë, mbetet e dyta në grup

Shqipëria ka barazuar me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian.

Vendësit patën epërsinë kur V Cerny realizoi në minutën e 58-të.

Mirëpo, Nedin Bajrami barazoi shifrat me një predhë nga distanca në minutën e 66-të.

Me këtë barazim, shqiptarët mbeten të dytët në grup me shtatë pikë, një më pak se çekët.