Demhasaj thotë se Kosova u sanksionua nga NATO

Analisti politik, Arton Demhasaj, tha se për herë të parë Sekretari i NATO-s, Jeans Stoltenberg, ka dalë në një konferencë me presidenten e Kosovës duke i vënë sanksione shtetit të Kosovës, raporton teve1.info

 Demhasaj ka thënë se asnjëherë më parë Kosova nuk është sanksionuar nga NATO.

Sipas tij, ndëshkimi është përjashtimi i FSK-së nga “Defender2023”, derisa ndalimi i dërgimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri, është sanksionim.

“Pse është ndëshkim dhe nuk është sanksionim. Po të ishte ndëshkim, shefi i NATO-s kishte thënë, për veprimet që ju i keni ndërmarrë në veri, keni me marrë këtë ndëshkim, ai ndëshkim mund të jetë si ai përjashtimi i FSK-së nga Defender Europe 2023. Mirëpo ai nuk tha ndëshkim, tha më Qeveria e Kosovës nuk mundet të dërgoj njësi speciale në veri pa u koordinuar dhe pa u dakorduar me KFOR-in. Kjo nuk ka ndodhë më herët, për policinë jo. Me plotë përgjegjësi e them që asnjëherë nuk e ke pas një deklaratë zyrtare, nuk mundesh me gjetë të një zyrtari përendimor ku thotë ndalohet ose nuk munden me shku njësitë speciale në veri”, u shpreh Demhasaj.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka ndodh që Sekretari i NATO-s në një konferencë për shtyp me presidentin e shtetit, të kërkoj largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

“Qajo vendosja e njësisë speciale e ka pru situatën këtu. Nuk ka ndodhë Sekretari i NATO-s me dalë në konferencë për shtyp me presidenten e Kosovës edhe me thënë që nuk bënë më njësitë speciale të shkojnë më në veri pa koordinim dhe pa dakordim me NATO-n”, u shpreh Demhasaj në Tëvë1.