Gashi: Veprimet e Kurtit në veri, dështime të vazhdueshme

Analisti politik, Dardan Gashi, ka vlerësuar se veprimet Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës kanë rezultuar në dështime dhe situata regresive.

Për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, është aktivizuar inspektorati komunal. Inspektorati komunal i Mitrovicës Veriore iu ka dhënë afat që më së largu të premten ta lirojnë objektin, gjë e cila nuk dihet nëse do të ndodhë.

Gashi këto vendime të Qeverisë i ka cilësuar si pjesë të fushatës politike më shumë sesa një përpjekje efektive për të sjellë rend dhe paqe në veri të vendit.

Analisti Gashi theksuar se shfrytëzimi i situatës në veri të Kosovës mund të ketë motive të tjera, duke përfshirë ndryshimin e fokusit të opinionit publik dhe kthimin e vëmendjes së tyre nga çështjet e tjera në vend.Sipas tij, pas çdo “turbullire të brendshme” në Qeverinë e Kosovës, vetë kryeministri Albin Kurti ka potencial për të thelluar problemet në veri të vendit.

“Gjitha intervenimet e deritanishëm të Kurtit kanë rezultuar me dështime edhe me situata regresive, edhe prej shume nesh qysh në fillim janë parë si pjesë ë fushatës politike jo si pjesë e fushatës efektive për me vnu rend, edhe me pacifiku veriun. Atëherë edhe këto veprimet e radhës shihen si të tilla, unë vazhdoj ta shoh kështu, kurdo që t’i turbullohen punët Kurtit brenda, ai dhez diçka në veri, sepse tani atje fokusohet interesi i publikut edhe mundet me vazhdu me dështimet e veta këtu pa i vërejtur”, ka deklaruar Gashi në Dukagjini.

Në lidhje me kërkesën e NATO-s, Gashi ka theksuar rëndësinë e pajtimit me Forcat e NATO-s për çdo ndërhyrje të Forcave Speciale të Kosovës në veri.

Ai ka përfunduar duke thënë se KFOR-i është përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin në këtë zonë dhe duhet të konsultohet në çdo veprim që ka të bëjë me sigurinë.“Sepse çka përmirësohet edhe nëse merren këto ndërtesa, ata brenda ndërtesës e kanë bërë peng vetën.  Edhe nuk i ka sjell kurrfarë lëvizje politike pozitive Kosovës, as veriut, as Mitrovicës, as atyre komunave tjera. Në Graçanicë ka objekte, nuk ka nevojë të shkojë në pikat më të ndejshme, ku krijohen konfliktet.

Besoj se në këtë mënyrë ka dashur sekretari i NATO-së, sepse ëshët tepru më këto. Natyrisht që KFOR- është përgjegjës, kuk është asgjë e re për me u pyet KFOR-i edhe me u konsultu për veprime kur është në pyetje siguria, sepse është përgjegjës”, ka deklaruar Gashi.